Tre pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së të vrarë gjatë operacionit me Iranin, thotë ushtria amerikane
Tre pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë vrarë në aksion deri të dielën në mëngjes si pjesë e Operacionit Epic Fury dhe pesë të tjerë janë “të plagosur rëndë,” njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së në X.
“Disa të tjerë pësuan lëndime të lehta nga shrapnelet dhe tronditje — dhe janë në proces të rikthimit në detyrë. Operacionet e mëdha luftarake vazhdojnë dhe përpjekjet tona të reagimit janë në vijim,” shkroi CENTCOM.
“Situata është dinamike, ndaj nga respekti për familjet, ne nuk do të japim informacione shtesë, përfshirë identitetet e luftëtarëve tanë të rënë, deri në 24 orë pas njoftimit të të afërmve të tyre.”
Sipas CNN, ende nuk është e qartë se si u vranë trupat, por Irani ka nisur hakmarrjen kundër sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit duke goditur bazat ushtarake të SHBA-së në mbarë rajonin që nga e shtuna.
Presidenti Donald Trump paralajmëroi në një deklaratë me video të shtunën në mëngjes se trupat e ShBA-së mund të vriteshin gjatë operacionit.