Totaj i ashpër me Qeverinë Kurti: Komunës së Prizrenit ia morën 12 milionë euro
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.
Ai ka bërë me dije se kjo qeveria ia ka marrë Komunës së Prizrenit rreth 12 milionë euro.
Në emisionin Euro, ai ka treguar se 70% e këtyre parave kanë qenë të kontratës kolektive.
“Rrena i ka kamt e shkurta, komunat planifikojnë buxhetin e tyre në harmoni me kriteret standarde, sepse na e marrim një qarkore nga ministria. 23/24 milionë i kemi për investime kapitale, por gjysmën veç na i kanë marrë. Qe 70% prej atyne mjeteve, 12 milionë që na i kanë marrë neve komplet, 70% janë të kontratës kolektive, 30% janë të investimeve kapitale. Ajo çka muj unë më bë, me ardh me identifiku çështjen edhe me informu opinioni që të paktën le ta dinë se ku është gjeneza e problemit dhe të jenë më ët kujdesshëm në zgjedhjet e ardhme të cilat sipas gjitha gjasave do të ndodhin, se kë po e votojnë. Neve na vyjnë njerëz profesionalë që i adresojnë këto çështje”, ka deklaruar ai.