Tomë Gashi: Ligji për konfiskim të pasurisë vlen edhe për VV-në
Avokati Tomë Gashi ka thënë se ligji për konfiskim të pasurisë do të zbatohet edhe kur VV nuk do të jetë në pushtet.
Sipas tij, libreza partiake nuk do ta amnistojë askë nga pasuria e pajustifikushme, gjegjësisht kontrolli për të.
“Ligji për verifikim të pasurisë së pajustifikueshme dhe konfiskimin e kësaj pasurie nuk ka ngjyra politike për një arsye. Nuk ka këtu dikush i cili e ka librezën e Vetëvendosjes, që nuk do t’i verifikohet pasuria nëse duhet.
Por nuk ka as të partive tjera dhe zyrtarëve tjerë politikë që kanë pasë poste nga viti 2008 deri në ditën e sotme dhe ky ligj do të vazhdojë aplikimin e tyre edhe në mënyrë hipotetike, kur Lëvizja Vetëvendosje një ditë pas 100 vjetëve nuk do të jetë në pushtet”, tha ndër të tjerash Gashi në T7.