Tolaj për Bamieh: Lehje e një qeni të gjinisë femërore, përgjigjen e ka dhënë gjykata - NACIONALE

Tolaj për Bamieh: Lehje e një qeni të gjinisë femërore, përgjigjen e ka dhënë gjykata

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-sekretari në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, ka reaguar pas deklarimeve të ish-prokurores së EULEX-it, Maria Bamieh, e cila e përmendi atë gjatë konferencës së sotme për media.

Bamieh tha sot se me autorizim gjykate e kishte përgjuar Tolajn në kohën sa ishte në paraburgim dhe se ndërmjetësuesit e tij ishin takuar me gjyqtarin e rastit, Francesco Flori, ku i kishin ofruar para që ta paguanin lirimin e Tolajt dhe mbylljen e rastit.

I shpejt ka qenë reagimi i Tolaj, i cili Bamiehn e cilësoi si “plloçë e prishur e gramafonit”, teksa shtoi se fjalët e saj nuk i ngjasojnë me asgjë tjetër “pos një lehje e një qeni të gjinisë femërore, e sëmurë dhe fatkeqësisht prognozë të keqe”.

“Deklarimet e saj të sotme ashtu edhe si shumë herë të përsëritura, tregon se kemi të bëjmë me një person që mendërisht është jo stabil, ndërsa profesionalisht i dështuar, si e tillë tani qenë satisfaksionin për të gënjyer opinionin duke dashur që të paraqesë se kinse e gjithë bota është kundër saj e që në fakt është ajo armiku më i madh i vetvetes, por edhe armiku më i madh i të vërtetës, në anën tjetër veprimet e saj të sotme por edhe më herët janë veprime të dënuara me ligj”, është shprehur Tolaj për klankosova.

Tutje, ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë tha se Bamieh kishte anshmëri në gjykim, qëllime të ulëta dhe “të sëmura në raport me mua”.

Lajme të ngjashme