Therje me thikë në kryeqytet, disa persona të përfshirë
Disa persona janë përfshirë në një përplasje me thikë në rrugën B në kryeqytet.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës përmes një komunikate.
Bëhet e ditur se njëri nga të implikuarit në rast është shoqëruar për në stacion.
”Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë, menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor", thuhet ndër të tjerash në njoftim.
