Të shtëna në një shtëpi në SHBA, 4 persona të vrarë, sulmuesi është në arrati - NACIONALE

Të shtëna në një shtëpi në SHBA, 4 persona të vrarë, sulmuesi është në arrati

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Në SHBA ka pasur të shtëna me armë zjarri ku kanë mbetur të vrarë katër persona, raportojnë mediat amerikane. Autoritetet janë në kërkim të një të dyshuari që vrau tre burra dhe një grua në një shtëpi në periferi të Denverit.

Në shtëpi kanë qenë edhe dy fëmijë të vegjël dhe një grua, e cila është partnerja e të dyshuarit, të cilët kanë shpëtuar pa u lënduar. Në fillim të kësaj jave, ndaj të dyshuarit, 21-vjeçarit Joseph Mario Castorena, është lëshuar një masë ndalimi që të mos vinte në shtëpi apo të kontaktonte me partneren e tij.

“Ai është i armatosur dhe qartësisht i rrezikshëm”, tha policia. Policia ka përdorur dronë në kërkim, por deri më tani nuk ka pasur sukses. /Nacionale/

Lajme të ngjashme