Të shtëna me armë në paradën e 4 korrikut në Illinois, gjashtë të vdekur e mbi 20 të plagosur - NACIONALE

Të shtëna me armë në paradën e 4 korrikut në Illinois, gjashtë të vdekur e mbi 20 të plagosur

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në paradën e Highland Park, Illinois.

Autoritetet kanë bërë të ditur se janë në kërkim të të dyshuarit, të cilin e përshkruajnë si një mashkull të bardhë midis 18-20 vjeç.

Policia ka kërkuar nga njerëzit që të strehohen, pasi i dyshuari konsiderohet të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Lajme të ngjashme