“Të hetohen me urgjencë”: HRN bën thirrje për ngritje të vetëdijes së qytetarëve pas mbishkrimit urrejtës “Kill the Gays”
Një grafit me mesazh të urrejtjes në kampusin e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shkaktuar shqetësim dhe reagim të ashpër nga organizatat për të drejtat e njeriut. Grafiti i shkruar në gjuhën angleze me shprehjen "Kill the gays" (vrisni homoseksualët) po cilësohet si një shprehje e hapur të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+.
Në këtë kontekst, rrjeti për të Drejtat e Njeriut (HRN), i përbërë nga shtatë organizata joqeveritare.
HRN ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë për hetim të menjëhershëm.
“Shkrime me përmbajtje të tilla me thirrje për vrasje duhet të hetohen me urgjencë dhe ndaj kryesve duhet të shqiptohen dënime meritore në bazë të ligjeve në fuqi. Thirrjet për vrasje e gjuha e urrejtjes të përdorura e vizualizuara haptazi në hapësirat e një institucioni publik, ngjallin pasiguri, ndjenjë të frikës, ankthit e (ri)traumatizim te personat LGBTIQ+ dhe në të njëjtën kohë janë kërcënim direkt ndaj këtij komuniteti dhe gjithë shoqërisë”, thuhet mes tjerash në një reagim të HRN-së.
REAGIMI:
