Te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 40 minuta
Duke u bazuar në përditësimet e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme vërehet se pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë edhe më tutje janë të gjata.
Siç edhe mund ta shihni në grafikun e publikuar, ato shkojnë deri në 40 minuta.
Ndërkaq, në pikën e njëjtë, por në hyrje pritjet kapin shifrën prej 20 minutash.
Diçka më të vogla janë pritjet në Merdarë, kurse në Jarinjë prekin çerekun e orës.
Më poshtë të dhënat e plota.

