Tahiri me kritika të ashpra për Qeverinë: Bizneset buzë kolapsit, shteti funksional në rrezik - NACIONALE

Tahiri me kritika të ashpra për Qeverinë: Bizneset buzë kolapsit, shteti funksional në rrezik

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiti, ka bërë me dije se bizneset në vend janë buzë kolapsit.

Ajo ka bërë me dije se faj i Qeverisë Kurti edhe shteti funksional është në rrezik.

Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se qeveria aktuale nuk po bën asgjë për ndaljen e kësaj gjendje.

“Punëdhënësit dhe sidomos bizneset në vend janë në prag KOLAPSI, rrjedhimisht ekonomia e vendit në tërësi. Shteti funksional është në rrezik. PSE? Çmimi i naftës dhe obligimet fiskale janë bërë të papërballueshme për secilin punëdhënës. Çdo ditë pa veprime konkrete në këtë situatë të pazakontë po i shtyn ndërmarrjet drejt mbylljes dhe po rrezikon mijëra vende pune. Kjo qeveri po përpiqet të “luftojë” çmimet duke i detyruar bizneset të shesin me humbje. Kjo nuk është zgjidhje, por është recetë për falimentim. Shtetet serioze nuk bëjnë populizëm me çmime artificiale”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme