Sveçla thotë se VV kishte veç “pesë vite” qeverisje në Prishtinë, Musmurati: “Kur janë dhënë më së shumti leje ndërtimi”
Besian Musmurati e Partisë Demokratike të Kosovës, kandidate për Asamble në Prishtinë gjatë një debati në “Kallxo” pati replika me Gëzim Sveçlën e Vetëvendosjes, për çështjet e ndërtimit dhe urbanizmit në Prishtinë.
Musmurati tha se “fakti” për t’u konsultuar është se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja kanë udhëhequr Prishtinës për 25 vite.
“Pesë vite”, tha Gëzim Svçela i Vetëvendojses – duke i hequr tri vite si të Shpend Ahmetit më vete.
“Qytetarët e Prishtinës e dinë që për 25 vjet kanë qeverisë LDK dhe VV, edhe si pasojë e këtyre qeverisjeve e kemi gjendjen kështu siç e kemi. Kështu që kur flasim për urbanizëm duhet gjithmonë me ju referu këtij fakti. Është për të ardhë keq që kur flasim për lagje ende flasim për Dardaninë, Bregun e Diellit dhe Ulpianën të viteve 70’a.
Kështu që ndërkohë 25 vite janë ndërtu lagje si Muharrem Fejza e jo lagje të planifikuara mirë. Kemi pasur administrata dhe kanë prioritizu betonin para komunitetit dhe ndërtimin para banimit. Kjo ka qenë edhe pse arsyea se PZHK-në e Përparim Ramës kemi pasur vërejtje të shumta, për këtë arsye dhe nuk e kemi përkrah. Dhe besojmë 6 muajt e parë ta vendosim atë dokument në diskutim publik dhe do ta shojmë për mangësinë e këtij plani. Me planin e kaluar kanë qenë rreth 3 mijë e 859 hektarë ekzistues për ndërtim ndërsa plani i ri ka dashtë me I shtu edhe 3 mijë e 700 hektarë të ri për ndërtim.
Kështu që kur LDK flet për urbanizëm dhe ndërtim të mirëfilltë, këta janë numrat që na ballafaqojnë. Plani jonë është revidim i këtij plani me gjithpërfshirje të partive.
Gëzim Sveçla: zonja Musmurati, VV ka qenë në Prishtinë në qeverisje për 5 vite
Musmurati: Po, në kohën kur keni lëshu më së shumti leje.