Stoltenberg: NATO-ja është aleanca më të rëndësishme në histori, ndali luftën në Kosovë - NACIONALE

Stoltenberg: NATO-ja është aleanca më të rëndësishme në histori, ndali luftën në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për rëndësinë e NATO-s duke përmendur ndërhyrjen në luftën e Kosovës.

Stoltenberg tha se NATO është Aleanca më e rëndësishme në histori.

NATO-ja është Aleanca më e rëndësishme në histori për dy arsye: e para, pse ishim në gjendje të ndryshojmë kur bota ndryshoi. Për 40 vjet e mënjanuam Bashkimin Sovjetik, dhe papritmas Bashkimi Sovjektik nuk ishte më”, tha ai.

“Dhe më pas njerëzit thanë se NATO duhet të shuhet ose të dalë nga zona e saj, dhe ne dolëm nga zona dhe ndihmuam t’i japim fund dy luftërave brutale etnike në Ballkan, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi apo Kosovë. Dhe pastaj, pas 11 shtatorit, NATO-ja bëri diçka që askush se kishte paramenduar, dhe ajo ishte të dalim në vijë të frontit dhe të luftojmë terrorizmin dhe të ndihmojmë ShBA-në”, tha Stoltenberg.

Lajme të ngjashme