Statovci i reagon Lamës: Mbase shoqja ambasadore beson se dija dmth sa e shkathtë je me e bo pazar dinjitetin - NACIONALE

Statovci i reagon Lamës: Mbase shoqja ambasadore beson se dija dmth sa e shkathtë je me e bo pazar dinjitetin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeta Statovci ka reaguar pas komentit të analistes Alma Lama ndaj disa deklaratave të deputetes rreth konsultentit Gani Jakupi. Sipas Lames, Statovci është e padijshme dhe manipuluese për t'i lënë merita konsulentit Gani Jakupit lidhur me njohjen e pasaportave nga Spanja.

Në anën tjetër, reagimi i menjëhershëm i Statovcit nuk ka munguar, duke i kujtuar Lamës kohën sa kishte shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Itali.

"Mbase shoqja Ambasadore beson se dija dmth sa e shkathtë je me e bo pazar dinjitetin, besimin e përbetimet me votën e deputetës për presidentët. Nuk është se e ka tregtuar keq votën, gjykuar sipas sjelljeve plot krekosje të saj në pozitën e Ambasadorës. Por sa keq qe e kanë pas tradhëtuar në pazar kur kanë pas shkarkuar dhe e lanë pa kredibilitet e pa pozitë. Të shkëlqen përjetësisht dija mbi tregëtinë shoqja Ambasadore. Më fal, shoqja ish-Ambasadore." - ka thënë Statovci.

Lajme të ngjashme