Smajljaj tregon katër pyetjet që duhet bërë ndaj atyre që drejtojnë shtetin - NACIONALE

Smajljaj tregon katër pyetjet që duhet bërë ndaj atyre që drejtojnë shtetin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Profesori dhe analisti, Avdi Smajljaj, ka kërkuar nga qytetarët që t’i pyesin partitë që i kanë votuar se si do të veprojnë për mbrojtjen e fëmijëve. Reagimi i tij vjen pas rastit të fundi të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Ai ka renditur katër pyetje që duhet t’i bëhen udhëheqësve, si atyre në institucionet qendrore edhe atyre në nivelin lokal.

Ne si votues japim votën bllanko, nuk na interesojnë këto gjëra. Me fjalë tjera nuk na intereson siguria e fëmijëve tonë dhe obligimi që kanë të zgjedhurit tonë në bërjen e politikave pêr sigurinë tonë dhe të fëmijëve tonë.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i z. Smajljaj:

Ne që zakonisht ngrejmë zërin postmortem, pasi që gjërat ndodhin, a i kemi pyetur ata/ato, partitë politike, që i kemi votuar në të kaluarën e tani, në kuvend e qeveri e nivel lokal, që drejtojnë shtetin dhe kanë përgjegjësinë politike dhe ligjore për t'i bërë politikat, se:

1. A keni ide, vizion, program, si mund të mbrohen fëmijët nga dhuna, dhunimi, trafikimi, etj.?

2. A kanë bërë më herët, a ka tani, a do të ketë në të ardhmën politika, strategji për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, dhunimi, trafikimi, etj.?

3. A është e ndërtuar infrastruktura ligjore, institucionale për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, dhunimi, trafikimi, etj.? Nëse po, si është duke funksionuar? Ku janë të metat?

3. A kanë bërë vlerësimin e politikave e strategjive, funksionalitetit të institucioneve përkatëse, nëse ka pasur, më heret, dhe çka kanë ndryshur si rezultat i këtyre vlerësimeve, cilat ligje, rregullore, e akte tjera?

4. Çka do të përmirësohet konkretisht në të ardhmën në këtë drejtim?

Por, jo.

Ne si votues japim votën bllanko, nuk na interesojnë këto gjëra. Me fjalë tjera nuk na intereson siguria e fëmijëve tonë dhe obligimi që kanë të zgjedhurit tonë në bërjen e politikave pêr sigurinë tonë dhe të fëmijëve tonë.

Një popull që ka shpresuar më herët, shpreson tani, dhe do të shpresoj në të ardhmën se fati i popullit varet në një njeri, më së paku është naiv.

Ky popull me këtë qasje ndaj politikanëve dhe shtetit ka nevojë për ristrukturim e formësim substancial të mënyrës së menduarit.

Kjo nuk mund të bëhet me shkollat që kemi, që të paktën nuk të mësojnë sistemin racional të të menduarit, nuk të mësojnë elementet dhe parimet bazë të të menduarit.

Kështu do të qojmë pluhur për pak ditë si zakonisht.

Lajme të ngjashme