Sindikalisti Sefaj pas votimit të sotëm: As masat dhunshme nuk do të nxirrnin Ligj më të keq - NACIONALE

Sindikalisti Sefaj pas votimit të sotëm: As masat dhunshme nuk do të nxirrnin Ligj më të keq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikalisti Ali Sefaj po pretendon se as masat e dhunshme, nuk do të mund të nxirrnin një Ligj si ai që u miratua gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Sefaj ka deklaruar se KTV, se nuk do të mund të prodhohej një “ligj më i keq” për administratën shtetërore, të cilin, e quajti edhe diskriminues.

“Ligji për zyrtarët publikë është diskriminues, sikur ta kishin nxjerrë masat e dhunshme nuk do të mund të prodhonin ligj më të keq për administratën shtetërore.” – tha ai.

Sefaj ka deklaruar se ky ligj, ia mundëson politikës që t’i ndërrojë pushtet dhe të rekrutojë “njerëz joprofesional”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publikë, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga opozita dhe BE-ja.

Me 58 vota “për” dhe 4 “abstenime”, deputetët kanë miratuar këtë projektligj në lexim të ditë.

Kundërshtimi i tri partive opozitare nuk ka ndikuar që ky projektligj të amandamentohet.

Lajme të ngjashme