Sindikalisti Llumnica: Kemi kërkuar nga 80 euro shtesë, por Kurti nuk pranoi - NACIONALE

Sindikalisti Llumnica: Kemi kërkuar nga 80 euro shtesë, por Kurti nuk pranoi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nexhat Llumnica nga Këshilli Grevist ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranoi kërkesën e sindikalistëve për 80 euro shtesë.

Llumnica ka thënë se një kërkesë e tillë është më se legjitime duke u bazuar në rritjen e lartë të inflacionit. Ai ka thënë se lidhur me kërkesën e parashtruar, Kurti nuk ka bërë asnjë lëvizje.

“Ne kemi ofruar një opsion tjetër kemi thënë se po tërhiqemi nga kërkesa për 100 euro, qe 80 euro”, ka thënë Llumnica gjersa ka theksuar se nga Kurti nuk është bërë asnjë lëvizje nga ajo që kishte prezantuar në pakon e përballimit të inflacionit ku 50 euro do iu ndahen sektorit publik”, tha Llumnica për Tv Dukagjini.

Të martën, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Këshillin Grevist, të udhëhequr nga kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Pas takimit, Jasharaj bëri të ditur se përkundër tentimeve nuk pati dakordim me Qeverinë e Kosovës, në lidhje me ndaljen e grevës.

Jasharaj, po ashtu, ka thënë se nuk është pajtuar me kryeministrin Kurtin, i cili sipas tij nuk e ka konsultuar me sindikatat pakon e fundit për luftim të inflacionit.

Në një konferencë për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me Këshillin Grevist, ka thënë se nuk është e vërtetë që qeveria e tij nuk ka lëvizur asnjëherë nga qëndrimet e veta.

Kurti është shprehur se i ka dhënë disa propozime për sindikalistët, dhe se sipas Kurtit, këta të fundit kanë thënë se do të konsultohen me anëtarësinë nëse do t’i pranojnë apo jo, por një gjë të tillë sipas Kurtit nuk e kanë bërë, sepse menjëherë në konferencë për media kanë deklaruar se greva do të vazhdojë.

Lajme të ngjashme