“Sindikalistët e PAN-it”, Çitaku: Kurti e ka problem ta kuptojë që ka sindikata të cilat nuk nënshtrohen - NACIONALE

“Sindikalistët e PAN-it”, Çitaku: Kurti e ka problem ta kuptojë që ka sindikata të cilat nuk nënshtrohen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë kritikat ndaj kryeministrit, Albin Kurti që i quajti sindikalistët si “sindikata të PAN-it".

Një reagim për këtë e ka bërë edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se Kurti po e ka problem të kuptojë që sindikatat, media, organizatat nuk nënshtrohen ndaj tij.

Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën.”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj:

Dobët Kryeministër, dobët.

Në vend se të ulet e të bëjë zgjidhje, Kurti paska vendosur edhe sot të thumbojë mësueset dhe arsimtarët tanë.

Njëhere, njerëzit e VV e quajtën kryesindikalistin njeri të Serbisë, e sot, Kryeministri i paska quajtur sindikatat “ sindikata të PAN-it.”

Si duket Kurti e ka problem ta kuptojë që në Kosovë ka organizata, sindikata, media, shoqata të pavarura, të cilat nuk nënshtrohen. Si duket e ka problem të kuptojë që ka njerëz që vendimet i marrin vet. Si duket e ka telashe me e pranu që jo të gjithë ia kanë frikën.

Kryeministër, ju jeni Kryeministër i Kosovës, jo i VV-së. Fatkeqësisht nuk po silleni si i tillë.

Jemi me 25 shtator, e fëmijët tanë janë në shtëpi. Hapi dyert e shkollave Kryeministër. Çelësat i ke në dorë ti.

Lajme të ngjashme