Siç ju njoftuam javën e kaluar, “krinxhi” me autobus ishte inskenim – me kamerë profesionale - NACIONALE

Siç ju njoftuam javën e kaluar, “krinxhi” me autobus ishte inskenim – me kamerë profesionale

2 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Gazeta Nacionale javën e kaluar e çmitizoi skenën virale në stacionin e autobusëve, duke “dëshpëruar” shumë njerëz përmes analizës që tregonte se tërë ngjarja ishte e inskenuar.

Tashmë kanë dalë pamje nga prapaskena që e vërtetojnë raportimin e Nacionales.

Në këto pamje shihet një kamerë profesionale para autobusit e motoçiklistit aktrues.

Theksojmë përsëri se mesazhi i videos është i mirë, por të vërtetën duhet vendosur mbi të gjitha dhe Nacionale e informoi opinionin se nuk bëhet fjalë për skenë spontane nga përditshmëria.

Shumë portale e raportuan këtë ngjarje si të ishte e mirëqenë dhe e rastit, pa e vërejtur se ishte thjesht një film i metrazhit super të shkurtër në stilin e reklamava tajlandeze.

Lexojeni Nacionalen për t’u informuar të parët dhe më saktë.

Lajme të ngjashme