Shtëpia shkatërrohet nga raketat ukrainase, bashkë me ushtarët rusë brenda - NACIONALE

Shtëpia shkatërrohet nga raketat ukrainase, bashkë me ushtarët rusë brenda

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një video po qarkullon në internet, ku shihen disa ushtarë rusë duke qëndruar në një zonë të Ukrainës, dhe lëvizin pa asnjë problem nëpër oborrin e një shtëpie.

Por ata nuk e dinë se tashmë janë nën shënjestrën e raketave ukrainase, të cilët presin deri sa futen të gjithë në shtëpi dhe t'i qëllojnë të gjithë.

Menjëherë pasi jashtë nuk shihen ushtarë rusë, shtëpia në të cilën janë ata shkatërrohet e tëra nga një raketë ukrainase.

Sipas pamjeve të siguruara nga mediat ukrainase, shtëpia shkatërrohet e tëra dhe marrin flakë pjesët që kanë mbetur.

Sipas asaj që thuhet në mediat e huaja, mendohet se të gjithë ushatarët rusë kanë vdekur dhe ky është cilësuar një operacion i suksesshëm nga ushtria e Ukrainës.

Pas betejës në rajonin e Luhanskut, është e qartë se fokusi po zhvendoset në rajonin fqinj të Donetskut, territori i të cilit është i ndarë midis Ukrainës dhe Republikës Popullore të Donetskut. Donetsk dhe Mariupol si dy qytetet më të mëdha janë nën kontrollin e DNR, ndërsa Kramatorsk dhe Slavyansk janë qytetet kryesore të mbetura në rajonin e Donetsk. /Nacionale/

Lajme të ngjashme