Shqipëria i hap rrugë modernizimit dhe fuqizimit të ushtrisë me një hua nga SHBA prej 302 milionë dollarësh - NACIONALE

Shqipëria i hap rrugë modernizimit dhe fuqizimit të ushtrisë me një hua nga SHBA prej 302 milionë dollarësh

8 orë më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Ministrave ka mbështetur në parim marrëveshjen për hua direkte me vlerë prej 302 milionë dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, që ka për qëllim të mbështesë sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në vend, si dhe ta modernizojë atë.

Sipas tekstit zyrtar të vendimit, Republika e Shqipërisë në këtë transaksion financiar përfaqësohet nga autoritetet e linjës financiare, ndërsa pala amerikane përfaqësohet nga agjencia e specializuar për sigurinë e mbrojtjes.

“Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 000 000 (treqind e dy milionë) dollarësh amerikanë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë së Shqipërisë.

Lajme të ngjashme