Shkatërrohet një laborator droge në Zubin Potok, arrestohen 6 persona dhe konfiskohen 50 kg marihuanë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se kanë shkatërruar një laborator të substancave narkotike në fshatin Kovaçi në Zubin Potok.
Sveçla ka bërë të ditur se jaën arrestuar 5 serbë dhe një goranë si dhe janë sekuestruar 50 kg marihuanë.
Shkrimi i z. Sveçla:
Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.
Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.
Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim.