Shenjat e trafikut në Zllash goditen me armë zjarri – Policia gjen dhjetëra gëzhoja
Një rast i pazakontë është raportuar në fshatin Zllash të Prishtinës, ku shenjat e trafikut janë dëmtuar nga të shtënat me armë zjarri.
Gjatë ekzaminimit në terren, njësitë policore kanë konstatuar dëmtimin e shenjave si pasojë e goditjeve me armë.
Aty janë gjetur gjithsej 40 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm si dhe tre fishekë të papërdorur, të cilët janë sekuestruar nga hetuesia.
“PËRDORIM I ARMËS- Fsh. Zllash, Prishtinë NN. Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.”