ShBA: Trupat iraniane janë angazhuar drejtpërdrejt në Krime, po mbështesin sulmet me dronë
Shtëpia e Bardhë ka thënë këtë pasdite se, trupat iraniane janë të angazhuar drejtpërdrejt në terren në Krime duke mbështetur sulmet me dronë rusë kundër forcave ukrainase.
“Informacioni që kemi është se iranianët kanë vendosur trajnerë dhe mbështetje teknologjike në Krime, por janë rusët ata që po bëjnë pilotimin”, është shprehur John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Sipas Kirby-t, një "numër relativisht i vogël" i trupave të Iranit po ndihmojnë forcat ruse të lëshojnë dronët e prodhuar nga Irani.
Kujtojmë se, gjatë verës ShBA kishte njoftuar se Irani është duke i shitur dronë Rusisë, akuza të cilat janë mohuar nga Teherani.
