ShBA-ja organizon takim për Asociacion, Elvis Hoxha lë të kuptohet se “po respektohen gjenocidarët”
Kanë mbetur më pak se një javë prej kur në Ambasadën Amerikane në Kosovë do të mbahet një takim veçanërisht për Asociacionin. Kjo duket ta ketë nervozuar Elvis Hoxhën, aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-këshilltarin e kryeministrit Albin Kurti.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se si, sipas tij, qëndron ideja në thelb të Asociacionit.
“93% shqiptarë nuk mund të quhen shqiptarë sepse fyhen serbët 5% serbë nuk mund të quhen kosovarë sepse fyhen serbët.” - ka shkruar ai.
Por në fund, duket se ai ka lënë të kuptohet se dikush po kujdesët për serbët, derisa thotë se “gjenocidarët duhet respektuar”.
“Kujdesi për serbët vijon, sepse ata kanë kryer gjenocid. Dhe gjenocidarët duhen respektuar. Gjenocidarët nuk duhet të fyhen kurrsesi.” - ka shkruar ai.
