Sekretari britanik i Mbrojtjes në Ukrainë: Jam në Kiev për t’ia ngritur alarmin botës demokratike - NACIONALE

Sekretari britanik i Mbrojtjes në Ukrainë: Jam në Kiev për t’ia ngritur alarmin botës demokratike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, tha të premten se ndodhet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, “për ta ngritur alarmin” para botës demokratike.

“Unë jam sekretari britanik i Mbrojtjes këtu në Kiev për ta ngritur alarmin, sepse çfarë do të thoshte kjo, nëse ne lejojmë që një shtet demokratik të merret nën kontroll nga një diktator si Putini? Çfarë do të thoshte kjo për vlerat tona të lirisë dhe demokracisë dhe nuk ka pse të jetë kështu, sepse ne lehtësisht i kemi burimet e Perëndimit, nëse e kemi vullnetin. Pra, porosia është e qartë. Kjo është një thirrje për t’u zgjuar për botën. Të sigurohemi që Ukraina ta fitojë këtë luftë” – tha zyrtari i lartë britanik në një video të publikuar në rrjetin X.

Në prapavijë shihen automjete ushtarake të shkatërruara të forcave ruse.

Britania e Madhe ka qenë dhe vazhdon të jetë njëra nga mbështetëset kryesore të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus.

Lajme të ngjashme