Sejdiu i ashpër me opozitën: S'kanë guxim të flasim për të drejtat e komunitetit serb dhe s'dallojnë nga LVV-ja në ekonomi
Opinionisti Dardan Sejdiu ka analizuar situatën aktuale politike në vend, duke hedhur kritika të forta ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partive të tjera opozitare për mënyrën se si po zhvillojnë betejën politike kundër pushtetit.
Sejdiu vlerësoi në Rubikon se opozita po dështon të ofrojë një alternativë serioze dhe të dallueshme nga Lëvizja Vetëvendosje, veçanërisht në tema të ndjeshme si të drejtat e komunitetit serb dhe politikat ekonomike.
“Nuk mundesh me i thënë vetes se unë po bëj betejë karshi pushtetit, por nuk po kam guxim të tregoj se çka mendoj për të drejtat që duhet t’i gëzojë komuniteti serb, sipas Kushtetutës. Pastaj, në anën tjetër, kur i sheh duke folur për çështje sociale, të ekonomisë, të jetës së qytetarit, nuk shoh ndonjë dallim me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai thotë unë e bëj rrogën 500 euro, ky thotë unë e bëj 800 euro. Ky del thotë unë do të jap shtesa, ai thotë janë të paligjshme. Kjo nuk është politikë”, tha ai.