Së paku 19 të vrarë nga sulmi izraelit në një shtëpi në Liban, thotë një zyrtar libanez - NACIONALE

Së paku 19 të vrarë nga sulmi izraelit në një shtëpi në Liban, thotë një zyrtar libanez

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të paktën 19 njerëz, përfshirë gjashtë gra e pesë fëmijë, u vranë nga një sulm izraelit ndaj një shtëpie në jug të Libanit të martën, sipas një zyrtari lokal.

Suad Hammoud i tha televizionit BBC se në mesin e të vdekurve ishte ish-drejtori i shkollës, Ahmed Ezzedine, dhe tri gjenerata të familjes së tij, të cilët të gjithë jetonin në ndërtesën trekatëshe në fshatin Teffahta.

Imami i fshatit, Sheikh Abdo Abo Rayya, u vra përderisa ishte duke ecur afër shtëpisë në kohën e sulmit, bashkë me dy kalimtarë të tjerë, shtoi zyrtari.

Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende incidentin, por ka thënë në mënyrë të përsëritur se merr masa për ta shmangur dëmin ndaj civilëve.

Forcat izraelite kanë kryer mijëra sulme ajrore në mbarë Libanin gjatë katër javëve të fundit, duke vënë në shënjestër ata që thotë se janë operativë, infrastrukturën dhe armët e Hezbollahut.

Lajme të ngjashme