Salihu: "S'është hera e parë që qytetarët marrin zemër me sulmu fizikisht pas gjykimit publik të militantëve të VV-së
Për fat të keq, një qytetar i Kosovës duket se e ka marrë për zemër fushatën linçuese e dehumanizuese ndaj qytetarit Rrahman Jasharaj. Dhe kjo, sipas Genc Salihut, nuk është e para herë që ndodh.
Ai ka quajtur fushatën linçuese e dehumanizuese ndaj Jasharajt nga eksponentë të pushtetit si “gjykim publik”.
“'Serbofili qe nuk po ma lejon mbesen me e percjelle mesimin', kaq logjikon mixha & godet.” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Raste të tjera të sulmeve fizike kanë ndodhur po ashtu, dhe të cilat vinin pas gjuhës së urrejtjes që derdhej pa kursim në sferën publike.
Policia e Kosovës i ka thënë Nacionales se “gjithçka ka mbetur në suaza të mosmarrëveshjes”, duke lënë të nënkuptohej se nuk do të hapte rast ndaj qytetarit sulmues.
Statusi i plotë, pa ndërhyrje:
Nuk osht hera e pare qe qyteraret marrin zemer me e sulmu dike fizikisht, mbas gjykimit publik qe ia bajne militantet e VV-se. 'Serbofili qe nuk po ma lejon mbesen me e percjelle mesimin', kaq logjikon mixha & godet.