Rusia kritikoi ashpër SHBA: "Kjo është e egër"
Moska ka kritikuar ashpër SHBA-në për reagimin e saj ndaj sulmit me dron në Krime dje.
Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, tha: "Reagimi i Uashingtonit ndaj sulmit terrorist në portin e Sevastopolit është vërtet i egër".
Ai kritikoi "mungesën e dënimit" të Amerikës për ato që ai i quajti "veprimet e pamatura të regjimit të Kievit".
Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka nisur një sulm ndaj flotës së saj në Detin e Zi, por Ukraina e ka mohuar këtë. Kremlini gjithashtu pretendoi se Britania e Madhe ndihmoi Ukrainën të planifikonte sulmin.
"Të gjitha indikacionet se ekspertët ushtarakë britanikë ishin të përfshirë në organizimin e një sulmi masiv duke përdorur drone, po injorohen nga SHBA," shtoi Antonov.
Britania i hodhi poshtë akuzat dhe tha se Moska po përpiqej të largonte vëmendjen nga dështimet e saj në fushën e betejës. /Nacionale/