Rugova fiton më zi se në zgjedhje, Qosja kurrkah: Populli në Viber tregon kush ishte intelektuali më i madh i viteve ‘90
Të rralla janë herët kur rezultati është i këtillë në sondazhet e Nacionales në Viber.
Sot, gazeta pyeti lexuesit e saj besnikë në platformën gjegjëse rreth asaj se kush ishte intelektuali më i madh i Kosovës në vitet e paraluftës.
Kësaj pyetjeje iu përgjigjen afro 1000 respodentë, saktësisht 946 sosh.
Me 64% fitues doli ish-presidenti i vendit, Ibrahim Rugova.
Madje, Rugova në këtë sondazh fitoi më shumë sesa kur fitonte në zgjedhje, pra atëbotë kur i ndjeri ishte në kulmin e karrierës politike.
Në pozitën e dytë ndërkaq, u renditë Adem Demaçi. 22% e respodentëve mendojnë se ai ka qenë intelektuali më i madh i vendit tonë në vitet e 90-ta.
Në anën tjetër, Rexhep Qosja s'ishte kurrkah në këtë sondazh. Kjo pasi, ai siguroi besimin e vetëm 3% të votave.
Më poshtë edhe sondazhi i plotë, teksa kujtojmë se ju mund të bëheni pjesë e grupit KËTU, për t'u informuar të parët me lajmin e fundit.
Administratorët e grupit në Viber kërkojnë falje për mospërfshijen e z. Ukshin Hoti në këtë listë!

