Rrjeti i OJQ-ve Avonet: Komuna e Prishtinës kundërligjshëm ndryshoi procedurat e Prokurimit - NACIONALE

Rrjeti i OJQ-ve Avonet: Komuna e Prishtinës kundërligjshëm ndryshoi procedurat e Prokurimit

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Rrjeti i OJQ-ve Avonet ka shprehur shqetësimin me ndryshimin e disa procedurave të Prokurimit nga ana e Komunës së Prishtinës, që sipas rrjetit respektiv, janë bërë kundërligjshëm.

Përmes një komunikate për media, Avonet ka thënë se kjo kontratë, që sipas tyre është e dyshimtë, është nënshkruar me 15 korrik 2022.

"Me datë 15.07.2022 Komuna e Prishtinës ka bërë nënshkrimin e kontratës. Pas nënshkrimit të kontratës kemi vërejtur se ka pasur ankesa dhe kemi kërkuar Qasje në Dokumente Publike dhe Informacion në dosjet e Operatorëve Ekonomik, ku kemi vërejtur këto të gjetura:

Se janë përdorur në mënyrë jolegjitime deklaratat e disponueshmërisë së mjeteve për një aktivitet të hapur, ndërsa forma ka qenë e negociuar", thuhet ndër tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme