AVONET: Gjykata dhe policia përgjegjëse për vrasjen makabre të shtatzënës në QKUK - NACIONALE

AVONET: Gjykata dhe policia përgjegjëse për vrasjen makabre të shtatzënës në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, është shprehur i shqetësuar pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Përmes një komunikate për media nga AVONET, është shprehur i shokuar me neglizhencën e institucioneve, duke përmendur edhe pesë vrasjet tjera të grave gjatë këtij viti të cilat tashmë kishin alarmuar të gjitha institucionet relevante për dhunën psiqike dhe fizike që po ndodhte ndaj tyre.

“Lidhur me rastin në fjalë, Gjykata Themelore e Ferizajt ka lëshuar Aktvendimin për urdhër mbrojtje, me datë 13.09.2022, me kërkesë nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, i cili ishte në fuqi deri në muajin mars 2023, dhe Gjykata Themelore e Ferizajt të njëjtin e kanë dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, me ç’rast Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj S.H për veprën penale kanosje”, thuhet në komunikatë.

AVONET ka thënë se Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë rast e ka neglizhuar dhe e ka vënë në rrezik jetën e tashmë viktimës.

“Andaj, Gjykata Themelore e Ferizajt ka treguar mungesë profesionalizmi çka bëri që tash S.H të kryente veprësn penale të vrasjes me paramendim, duke pasur mundësi që të endet i lirë përkundër denoncimeve të vazhdueshme nga e ndjera”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas rrjetit të OJQ-ve AVONET, në këtë rast ka dështuar edhe Policia e Kosovës, që sipas tyre është përgjegjëse për sigurinë e viktimave të dhunës në familje dhe zbatimin të urdhrave për mbrojtje.

“Po ashtu, Institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë marrë asnjë veprim pëe mbështetjen e Qendrave për Punë Sociale, si në aspektin logjistik dhe profesional, shumica e QPS-së nuk kanë automjete të tyre dhe mungesë stafi e hapësirave dhe fondeve emergjente. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të merr masa urgjente ndaj Gjykatës Themelore të Ferizajt dhe gjykatësit të çështjes për neglizhencë, mos profesionalizëm dhe mos efikasitet”, thuhet në komunikatë.

AVONET kanë kërkuar nga Fehmi Hoti, u.d. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës të merr masa urgjente ndaj Stacionit Policor Lipjan, për mosofrimin e sigurisë së të ndjerës.

Lajme të ngjashme