Reagon Kroacia: Aktgjykimi nuk është i formës së prerë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke theksuar se vendimi është ende i paformësuar dhe se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin përfundimtar të procesit.
Në reagimin e saj, Ministria kroate thekson se aktgjykimi i shkallës së parë nuk e ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviçit.
“Përgjegjësia individuale e një personi nuk mund të jetë bazë për relativizimin e këtyre krimeve, e as për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJ-së kroate.
Kroacia thekson kështu se procesi gjyqësor dhe përgjegjësia individuale penale nuk duhet të përdoren për të relativizuar krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë apo për të vënë në diskutim statusin e saj si shtet i pavarur.
Hrvatska prima na znanje prvostupanjsku presudu Specijaliziranih vijeća Kosova. Riječ je o nepravomoćnoj presudi te ne želimo prejudicirati konačni ishod postupka. Istodobno, ova presuda ne mijenja povijesni kontekst rata na Kosovu niti činjenicu da su Kosovo i njegovo stanovništvo bili žrtve represije i teških zločina Miloševićeva režima. Individualna odgovornost pojedinca ne može biti osnova za relativiziranje tih zločina niti za dovođenje u pitanje slobode i neovisnosti Kosova.
— MFA Croatia (MVEP) (@MFA_Croatia) September 16, 2026