Rrjedhje në një tubacion nafte nga Rusia në Evropë, Polonia: Nuk është sabotim - NACIONALE

Rrjedhje në një tubacion nafte nga Rusia në Evropë, Polonia: Nuk është sabotim

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Operatori polak i tubacionit Pern, të mërkurën ka thënë se ka zbuluar një rrjedhje në një linjë të tubacionit Druzhba, i cili transporton naftë nga Rusia në Evropë.

Duke folur për shkaqet, zyrtari më i lartë i Polonisë, përgjegjës për infrastrukturën e energjisë, ka thënë se nuk ka arsye për të menduar se rrjedhja është shkaktuar nga sabotimi.

Është bërë e ditur se lindja e dytë e gazsjellësit dhe elemetët e tjerë të infrastrukturës së tubacionit janë dukë funksionuar normalisht.

Tubacioni Druzhba është ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1960 për të pompuar naftë nga rajonet lindore të Rusisë në shtetet e bllokut sovjetik, ndërsa tani transporton naftë në pika në Ukrainë, Bjellorusi, Poloni, Hungari, Sllovaki, Republikën Çeke, Austri dhe Gjermani.

Lajme të ngjashme