Rritet presioni ndaj Johnson, shkon në 38 numri i zyrtarëve që dorëhiqen nga kabineti
Boris Johnson po përballet me presion në rritje për të dhënë dorëheqje si kryeministër pasi Rishi Sunak dhe Sajid Javid u larguan në mënyrë sensacionale nga qeveria ditën e djeshme.
Edhe pse kryeministri Boris Johnson, shpejtoi të emërojë zëvendësues për kancelarin dhe sekretarin e shëndetësisë, pas largimit të Sunak dhe Javid dorëheqje kanë dhënë edhe 38 zyrtarë të tjerë qeveritarë, duke bërë që Johnson të luftojë për mbijetesë politike.
Dorëheqjet erdhën si përgjigje ndaj një serie të gjatë skandalesh që përfshiu Johnson, me më të fundit që përfshinte edhe Chris Pincher, ish-ministër i qeverisë, i akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale.
Mendohet se Johnson kishte pretenduar se nuk dinte asgjë dhe e ka emëruar si zëvendës shef. Që atëherë Pincher ka dhënë dorëheqje dhe Johnson ka kërkuar falje për emërimin e tij, por megjithatë kabineti tani po kërkon edhe largimin e vetë kryeministrit britanik.
