Revolta në kabinetin britanik, Johnson nuk heq dorë - zotohet të vazhdojë
Pavarësisht një revolte në rritje të konservatorëve kundër udhëheqjes së tij, kryeministri britanik Boris Johnson ka këmbëngulur se ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.
Në një deklaratë të dhënë, Johnson tha si ai kishte një “mandat kolosal” nga zgjedhjet e vitit 2019 dhe do të vazhdonte edhe më tej detyrën e tij.
BBC raporton se, kaosi në kabinetin e Johnson ka ardhur, pasi pas dorëheqjeve dramatike të kancelarit Rishi Sunak dhe sekretarit të shëndetësisë Sajid Javid, një numër ministrash të tjerë kanë vazhduar të dorëhiqen nga postet qeveritare ose partiake, duke e futur kryeministrinë e Boris Johnson në një krizë të madhe.
Dorëheqjet e Sunak dhe Javid, erdhën ditën e martë, pas një mosmarrëveshjeje për vendimin e Johnson për të emëruar në një post qeveritar Chriss Pincher.
Por, largimi i tyre shkaktoi edhe një valë tjetër dorëheqjësh, përshirë disa ministra si, Kemi Badenoch, Alex Burghart, Neil O'Brien, Julia Lopez, Alex Burghart, Mims Davies dhe Lee Rowley.
Kujtojmë se Johnson, i mbijetoi një votimi mosbesimi mes deputetëve konservatorë muajin e kaluar, që do të thotë se sipas rregullave aktuale të partisë ai është imun ndaj një sfide tjetër edhe për një vit.
Por në situatën e krijuar, konservatorët e rebeluar kundër tij, duan të përdorin një votë të ardhshme për komitetin e 1922-tës për të hequr hendekun njëvjeçar për votën e mosbesimit, duke bërë të mundur që ai të përballet me një sfidë tjetër më vonë këtë verë.
Si mund të largohet nga detyra Boris Johnson?
Nëse shefat e partive ndryshojnë rregullin njëvjeçar për sfidat e lidershipit, deputetët rebelë konservatorë mund të përpiqen ta largojnë atë sërish më vonë këtë verë ose në vjeshtë.
Në rast se kjo ndodhë dhe Johnson humb një votë mosbesimi në Parlament, ai do të duhet të japë dorëheqjen ose të thërrasë zgjedhje të reja.
Përndryshe përballë një presioni të madh të kabinetit ose një vale të re dorëheqjesh, Johnson duhet të dorëhiqej vetë ashtu siç kishte bërë më parë, Margaret Thatcher.
Qeveria e Johnson muajt e fundit është përfshirë nga një sërë polemikash, duke bërë që disa deputetë konservatorë të bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. E pakënaqësia e tyre është rritur që nga publikimi i një raporti shumë kritik për festa gjatë bllokimit të Covid-19, në dhe pranë Downing Street.
Kujtojmë se, raporti shpalosi thyerje të rregullave të Covid në numrin 10, përfshirë një festë ditëlindjeje për të cilën kryeministri u gjobit nga policia, duke u kryeministri i parë në detyrë i Mbretërisë së Bashkuar që është gjobitur për shkelje të ligjit.
Përveç kësaj, mospajtime brenda kabinetit ka pasur edhe për rritjen e taksave, reagimin e qeverisë ndaj rritjes së kostove të jetesës dhe drejtimin e politikave të saj.

