Rrahmani i VV-së: Ne duhet ta vlerësojmë kontributin e policëve tanë sa janë gjallë
Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka dalur kundër partisë së tij, e cila ka munguar në seancën e thirrur nga opozita në përpjekje për të miratuar Rezolutën për përkrahje urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Rrahmani në një video që ka shpërdarë në Facebook, ka thënë se policiët e Kosovës nuk munden të punojnë para dite si policë, e pas ditës në ndonjë punë tjetër.
“Ne duhet ta vlerësojmë kontributin e policëve tanë sa janë gjallë!” – ka shkruar Rrahmani.
