VV-ja s’merr pjesë në seancën e sotme ku shqyrtohet rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë - NACIONALE

VV-ja s’merr pjesë në seancën e sotme ku shqyrtohet rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seacën e sotme të jashtëzakonshme, ku pikë e rendi të ditës është rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

Në konferencë për media, deputetët e VV-së në krye me shefen Mimoza Kusari-Lila, kanë akuzuar PDK-në për nismën e kësaj rezolute.

Kusari-Lila ka thënë PDK dhe AAK po tentojnë që të tregojnë se kinse qevera nuk është e angazhuar për Policinë e Kosovës.

Vlerësojmë se tendenca e PDK-së dhe AAK-së, që nuk votojnë asgjë në Kuvendin e Kosovës, nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e PK, por me arsyetimin dhe argumentimin e tyre se kinse qeveria nuk është e angazhuar sa duhet dhe synimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme