Rrahja e tre shtetasve shqiptarë, reagon kryeministri malazez: Mali i Zi duhet të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë - NACIONALE

Rrahja e tre shtetasve shqiptarë, reagon kryeministri malazez: Mali i Zi duhet të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka konfirmuar identifikimin e një nga sulmuesve të shtetasve shqiptarë në Kotorr dhe ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjet e sotme.

Në një postim në platformën X, kryeministri malazez ka theksuar se Mali i Zi duhet të mbetet një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë qytetarët. Ai ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për të gjithë të prekurit, duke theksuar se mendimet e tyre janë me të gjithë viktimat e ngjarjes.

“Ndjej keqardhje të thellë për ngjarjet e sotme që u ndodhën të ftuarve tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen. Ata e meritojnë. Është identifikuar një sulmues dhe ne po punojmë për arrestimin e tij. Së shpejti do të dihen të gjitha informacionet edhe për të tjerët”, shkroi Spajiq.

Lajme të ngjashme