Ronaldo e njofton Manchester Unitedin se dëshiron të largohet
E ardhmja e Cristiano Ronaldos çdo ditë e më tepër po duket larg "Old Traffordit".
Mediat e besueshme britanike si Times dhe The Athletic, raportojnë se Manchester United është njoftuar nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo, se dëshiron të largohet.
Ronaldo besohet t'u ketë thënë drejtuesve të klubit se ai vazhdon të jetë i lidhur emocionalisht me Manchester United, por ndjen nevojë që të luajë në Ligën e Kampionëve dhe këtë gjë s'mund ta bëjë duke qëndruar aty.
Sipas The Athletic në mesin e skuadrave pretendente për t'i siguruar shërbimet e Ronaldos është edhe Napoli.