Rivarrosja e eshtrave të 9-vjeçarit që ishte zhdukur gjatë luftës, Hoti: Sinan Dauti ishte vetëm një fëmijë - NACIONALE

Rivarrosja e eshtrave të 9-vjeçarit që ishte zhdukur gjatë luftës, Hoti: Sinan Dauti ishte vetëm një fëmijë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e UÇK-së, Andin Hoti, ka marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Sinan Dautin, i cili si 9-vjeçar u zhduk gjatë luftës në Kosovë.

Me këtë rast, ai ka mbajtur një fjalë rasti.

“Vëllezër e motra, familjarë të Sinanit, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, të vrarë të luftës. Sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm për të bërë një ceremoni varrimi, por për të vendosur nën dhe një plagë që për më shumë se dy dekada ka mbetur e hapur. Sinan Dauti nuk ishte as ushtar, nuk ishte as pjesë e ndonjë beteje, ishte vetëm një fëmijë. Vetëm pak javë pa i mbushur nëntë vjet. Në atë moshë Sinani do të duhej të ishte në shkollë, jo në listat e të zhdukurve për 27 vite. Do të mbante libra në duar, jo plumba në barkun e tij”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme