Riparimi vagonëve të Kosovës në Serbi, Lekaj demanton Artane Rizvanollin: Do t’ju padis për shpifje - NACIONALE

Riparimi vagonëve të Kosovës në Serbi, Lekaj demanton Artane Rizvanollin: Do t’ju padis për shpifje

7 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Transportit, Pal Lekaj, e ka demantuar keq ministres në detyrë të Ekonomisë, Artan Rizvanollit.

Ai ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj ministres Rizvanolli në lidhje me skandalin e riparimit të vagonëve të Kosovës në Serbi.

Ai ka bërë me dije se ministrja në fjalë sot ka bërë shpifje kur ka deklaruar se vagonët e trenave janë rinovuar në Serbi edhe në kohen kur ai ka qenë ministër.

Në profilin e tij në Facebook, Lekaj ka shkruar se kjo fushatë ndaj tij është e orkestruar dhe ka prapavijë të qartë politike.

“Artane Rizvanolli, do t’ju padis për shpifje! Qeveria Haradinaj është votuar më 9 shtator 2017, ndërsa unë zyrtarisht e kam marrë detyrën e Ministrit më 11 shtator 2017. Prandaj, deklaratat dhe akuzat tuaja ndaj meje, se kinse kam dhënë tender një kompanie serbe, janë të pavërteta dhe cenojnë rëndë reputacionin tim. Për këto deklarata do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë dhe do të kërkojmë përgjegjësi ligjore për shpifje. Kjo fushatë ndaj meje është e orkestruar dhe ka prapavijë të qartë politike. Faktet dhe dokumentet do ta dëshmojnë të vërtetën. Regjimit Kurti po i vjen fundi. E vërteta nuk mbulohet me propagandë”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të ngjashme