Ridvan Berisha merr ftesë nga Policia, u drejtohet Kurtit e Osmanit: Gojën s'mundeni me ma ndalë
Gazetari Ridvan Berisha është ftuar për intervistim nga Policia.
Këtë e konfirmoi ai përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".
Veç kësaj, ai iu drejtua edhe Kurtit e Osmanit, duke thënë se nuk mund t'ia ndalin gojën.
"Shkumbin Ahmetxhekaj nuk ia ke arritur të më shantazhosh për sa kohë që ishe U.D. Tash, përballu, mos ik si tizarë që je, trego si i konsumove veprat penale (Hollesitë, përse, do r'i shihni të faktuara në ditët në vijim në mediumin që e menaxhoj), kush ndikoi, kush ishte një person i njohur publik, që ju e përdorët, për të ndikuar te prokuroria, që ndaj jush të mos konfirmohet aktakuza për keqpërdorim...! Do të flasim me emra e mbiemra...!", tha ndër të tjerash.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
