Reçica i PDK-së: Qeveria Kurti po tenton ta zhbëjë 17 shkurtin, veprimet e saj po nënvlerësojnë UÇK-në
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, gjatë emsionit Pressing, ka thënë se qeveria e tanishme ka për qëllim të zhbëjë atë që është punuar deri më sot, përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës.
“Po shoh diçka krejt tjetër. Po shoh një tendencë me ndryshu apo me zhbë atë që është bërë më 17 shkurt 2008. Këshilli gjyqësor, Këshilli Prokurorial, ajo që po mundohen të bëjnë realisht nuk na sjellin diçka të mirë. Dhe po e bëjnë pa konsensus. Pa ndryshime kushtetuese. Po kemi vërejtje nga institucione te ndryshme, të brendshme e të jashtm’”, tha Reçica.
Tutje ai shtoj se veprimet të cilat i ka marrë kjo qeveri, nuk mund të thotë se janë anti-UÇK, por po nënvlerësohet lufta e bërë nga UCK.
“Është opinion i krijuar. Një pjesë e veprimeve që i kanë ndërmarrë, s’po them që është anti-UÇK, por ka një premisë që të nënvlerësohet ajo që është bërë”, shtoi Reçica.