Raportohet se rrjeti i trenave të shpejtë në Francë është bërë cak i “akteve keqdashëse” - NACIONALE

Raportohet se rrjeti i trenave të shpejtë në Francë është bërë cak i “akteve keqdashëse”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa orë para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Parisi 2024, kompania franceze e trenave, SNCG, ka thënë se rrjeti i saj i trenave të shpejtë është vënë në shënjestër të “akteve keqdashëse” me qëllim të paralizimit të sistemit.

Disa linja të trenave të shpejtë janë prekur në perëndim, veri dhe lindje të Parisit dhe radhë njerëzish janë krijuar në stacionin “Gare Montparnasse”, që u shërben destinacioneve në perëndim të kryeqytetit francez, raporton televizioni BBC.

Ministri i Transportit, Patrice Vergriete, i ka dënuar fuqishëm “aktet kriminale” për të cilat tha se do t’i prekin planet e njerëzve për pushime.

Disa linja të trenave janë anuluar dhe kompania SNCF ka paralajmëruar se gjendja mund të zgjasë “të paktën tërë fundjavën, përderisa kryhen riparimet”.

Ministrja e Sportit, Amelie Oudea-Castera, i përshkroi sulmet si “krejtësisht të tmerrshme”, duke shtuar se ndikimi te publiku dhe tek atletët e Lojërave Olimpike ishte duke u vlerësuar.

Kompania SNCF tha se ishin ndezur zjarre me qëllim të dëmtimit të objekteve të saj.

Një burim i afërt me hetimin i tha agjencisë së lajmeve AFP se në sulm përfshiheshin akte të sabotimit.

Lajme të ngjashme