Raportohet se pesë azilkërkues kanë vdekur gjatë përpjekjes për ta kaluar Kanalin Anglez
Pesë persona kanë vdekur në përpjekje për ta kaluar Kanalin Anglez afër qytezës Wimereux të Francës, sipas disa raportimeve.
Një zëdhënës i policisë franceze i tha agjencisë “Reuters” se pesë azilkërkues kishin vdekur, ndërsa roja bregdetare franceze konfirmoi se kishte ndodhur një përpjekje e dështuar për kalimin e Kanalit Anglez të martën në mëngjes, përcjell gazeta “The Guardian”.
Sipas gazetës “La Voix du Nord”, disa helikopterë dhe barka shpëtimi u mobilizuan për operacionet e kërkimit që po vazhdonin.
Incidenti ndodhi një ditë pasi qeveria e kryeministrit Rishi Sunak të Britanisë e miratoi legjislacionin me të cilin lejohet dëbimi i azilkërkuesve që arrijnë me barka të vogla në Britani drejt shtetit afrikan, Ruandë.