Raporti i Bankës Botërore, Muhaxheri: Ministri Murati ka mungesë të dijes se si nxirren këto rezultate
Dje raporti i ri i Bankës Botërore solli një përplasje të re rreth ekonomisë mes VV-së dhe LDK-së, të cilët nuk u pajtuan rreth interpretimeve mbi ato se çfarë do të thonë shifrat e raportit.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Arton Muhaxheri, ekonomist.
Duke folur në RTV Dukagjini, ai ka pasur një qëndrim të ashpër rreth reagimeve të Hekuran Muratit, ministër i Financave.
Në fjalën e tij, Muhaxheri ka vlerësuar se Murati ka mungesë të dijes se si nxirren këto rezultate.
“Edhe ministri dje e ka demantuar lajmin e Bankës Botërore, mendoj që vetë ministri ka mungesa të dijes për formën se si nxjerren këto reultate, natyrisht e kuptoj edhe qeverinë që do me mbrojtë veten me rezultatet në situatën ku e ka pru Kosovën në aspektin ekonomik”, ka thënë Muhaxheri.