Qytetari e pyet se çka po punojnë, zëdhënësi i VV-së e poston faqen e Kurtit: Këtu i gjeni punët
Lëvizja Vetëvendosje ka postuar sot një video të re, e ku godasin ish qeveritë e kaluara, duke pretenduar se kanë ndaluar korrupsione e zhvatje të mëdha.
Por një qytetar me emrin Alaudin Stublla, duket të jetë nevrikosur nga e gjithë kjo sipërmarrje e VV-së. Ai ka komentuar në statusin e Arlind Manxhukës, zëdhënës i VV-së, duke i shtruar disa pyetje atij.
“A ka mundësi ju lutem me i tregu ÇKA KENI PUNUAR JU qe 2 vite qeverisje ? Lërini më mjaft ankesat ndaj të tjerëve, ju kemi votuar o të mjerë që të punoni dhe jo që të tregoni pallavra e ankesa gjithmonë.
Apo puna juaj më e madhe është që ta varfëroni sa më tepër këtë popull dhe mos me leju që të kemi në vendin tonë shtresë të mesme fare ?!” – pyeti qytetari Stublla.
E përgjigje atij i ofroi Manxhuka.
“Ketu gjeni te gjitha punet e postuara ndaras per secilen prej puneve te Qeverise per vitin 2022.” – duke e postuar edhe linkun e faqes së kryeministrit Albin Kurti.
