“Qyqar”: Përplasje e ashpër mes Haki Abazit e Jusuf Thaçit për videon e një personi duke kërcyer
Me anë të një adresimi në Facebook, Haki Abazi ka publikuar një video ku shihet një person i ngjashëm me të fizikisht duke kërcyer me një stil interesant e për të cilin thotë se “nuk është ai”. Por, atij i ka dalë një konflikt me Jusuf Thaçin, e të cilin e ka fyer.
Thaçi i reagoi në postim duke i thënë se platforma ku ishte publikuar videoja nuk ishte fajtore për atë lajm, por ishte kompania mediale që kishte publikuar atë.
Abazi kundër-reagoi në mënyrë të ashpër duke i thënë mes tjerash se “nuk ka lidhje se çfarë flet”.
“Prapë po të them që nuk ke lidhje çfarë po flet apo po të konvenon që mbi klikimet që bëhen duke degraduar emra dhe baltos figura paguhesh edhe ti dhe të tjerët. Kjo është dëshpëruese që ti je kah paraqitesh si gardian i lajmit të rrejshëm dhe platformave që shumëzojnë e shpërndajnë lajme të rrejshme,” – ka thënë deputeti. Ai ka përdor edhe emrin “qyqar” ndaj z. Thaçi.
Por, i ashpër në reagim ka qenë edhe z. Jusuf Thaçi që është shprehur si vijon mes tjerash:
“Nëse kjo sjellje e jotja trimërore e ka burimin te fakti që ti je njeri i politikës e pjesë e pushtetit aktual, po ta them qartë e pa ekuivoke: Jusuf Thaçi nuk ta ka frikën as ty, as këtij pushteti e as asnjë pushteti mbi këtë botë. Jo përfaqësues të pushtetin në Kosovën e shekullit 21, por edhe emisarë të Xhingis Kanit me qenë nuk ua kam frikën.”
Të gjitha këto përplasje i gjeni në statusin e z. Abazi, dhe nuk duhet të harroni për asnjë moment që po flasim thjesht dhe vetëm për videon e një personi duke kërcyer.
