QKUK për rastin në Malishevë: Gruaja 25-vjeçare erdhi pa shenja jete, burri 26-vjeçar në gjendje të rëndë
QKUK ka dhënë detaje për dy personat e plagosur me armë zjarri në Kërvasari të Malishevës.
Gruaja 25-vjeçare është dërguar në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit.
Një burrë 26-vjeçar është pranuar me plagë të ngjashme dhe po merr trajtim mjekësor.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet shumë e rëndë, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen.